Stefano Pioli sigurisht që do ta “shajë” nen ze këtë pushim për ndeshjet e kombëtareve. Në ditët e fundit ai tashmë ka parë dy lojtarë titullare të kthehen në Milanello për shkak të lëndimit ndërsa sot do të vijë edhe i treti.

Sandro Tonali ishte tashmë i lënduar para se t’i përgjigjej thirrjes me Italinë, aq sa – siç shpjegoi Mancini – nuk u stërvit asnjëherë në grup me Azzurri dhe për këtë arsye u dërgua në shtëpi. Para kësaj, radha ishte e Theo Hernandez, i cili raportoi një tendosje dhe do të rivlerësohet në ditët në vijim.

Më tej, nga ndeshja e mbrëmshme erdhi një tjetër lajm i keq për Milanin: Mike Maignan u lëndua gjatë ndeshjes kundër Austrisë. Portieri i kuqezinjve raportoi një shqetësim në pulpe dhe u largua duke i lënë vend Areola-s.

Siç konfirmohet nga vetë federata franceze e futbollit, sot Maignan do të lërë grumbullimin e Francës dhe do të kthehet në Itali pasi të ketë kryer kontrolle. Në vend të tij Deschamps tashmë ka thirrur Steve Mandanda të Rennes, veteranin e Bleus, i cili në këto minuta po mbërrin në Enghien-les-Bains për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Danimarkës.

Së bashku me portierin e Milanit, edhe Kounde do të largohet nga grumbullimi, gjithashtu pas kontrolleve, por nuk do të zëvendësohet. Mendimet e Stefano Piolit shkojnë padyshim te angazhimet e ardhshme të Milanit, të cilët tashmë kanë një peshë shumë të rëndësishme në të ardhmen e sezonit të kuqezinjve.

Theo Hernandez sigurisht që do të mungojë në ndeshjen në Empoli, por frika është se ai do të duhet të humbasë edhe ndeshjen e Londrës me Chelsean disa ditë më vonë dhe për ndeshjen tjetër të madhe kundër Juventusit të shtunën më 8 tetor. Tonali duket ai qe do te rikuperoje me shpejt nga te tre.

Por pikepyetja e madhe eshte Mike Maignan: stafi i Milanit është në pritje të rezultateve të provimeve që do të kryejë në kombëtare, pastaj do të vlerësohet edhe në Milanello. Ndërkohë, Tatarusanu fillon të nxehet por vetem ne kampionat momentalisht.

Fillimisht do të jetë e nevojshme të kuptohet shkalla e dëmtimit të korrigjuar dje në ekipin kombëtar nga Mike Maignan, por sipas nenit 46.2 të garave të UEFA-s, nëse francezi do të raportonte një prognozë nga 30 ditë e lart, ai mund të jetë zëvendësohet nga Ciprian Tatarusanu në listën A.

Riintegrimi i Maignan do të jetë i mundur duke filluar nga dita e parë pas skadimit të 30 diteve. Kjo sepse neni 46.2 parashikon dhe lejon zëvendësimin e një portieri nëse keni regjistruar dy në listën A (si në rastin e Milanit), ose janë dy të padisponueshëm nëse keni regjistruar tre.