Jordi Alba thotë se ndihet sikur është një nga lojtarët më të urryer në futboll, megjithëse nënvizon se qëndrimi i tij jashtë fushës është shumë më ndryshe se ai që shohim në fushë. Alba ka luajtur për Barcelonën prej vitit 2012, kur erdhi aty nga Valencia. Gjatë kësaj kohe fituar pesë herë La Liga-n dhe një titull në Ligën e Kampionëve, më 2014-2015. Sidoqoftë, Alba thotë se urrehet nga ata, kundër të cilëve luan, për shkak të stilit të tij luftarak:

“Është e qartë që, nëse njerëzit më njohin përmes futbollit, ata do të mendonin se jam një nga lojtarët më të urryer në futboll. Kjo është e qartë. Është mënyra ime e të luajturit, ajo që më ka shtyrë të jem lojtari që jam sot dhe të jem aty ku jam. Njerëzit e tjerë më njohin nga mënyra se si jam, si person shumë i përulur, që vlerëson gjithçka në jetën e tij. Jordi si futbollist nuk ka asnjë lidhje me Jordi si njeri, apo si Jordi me shokët e tij të skuadrës. Po, është e vërtetë që mënyra se si unë luaj është shumë e rëndë. Prandaj, e kuptoj urrejtjen e njerëzve që nuk më njohin, të cilët mund të kenë për mua”.

Përveç reflektimit mbi reputacionin e tij, Alba u hap mbi marrëdhëniet me Lionel Messi, me të cilin ka luajtur prej gati një dekade tani: “Si Leo, ashtu edhe unë kërkojmë shumë nga njëri-tjetri. Nëse ia jap topin, e di që krijon rrezik, kështu që gjithmonë përpiqem t’i pasoj. Megjithëse rivalët na njohin gjithnjë e më shumë, unë gjithashtu përpiqem t’u pasoj edhe shokëve të tjerë të skuadrës. Marrëdhënia ime me Messin nuk është diçka e punuar. Ajo del në pah vetveiu”.