Në mesin e artistëve që kanë reaguar për ngjarjen e ndodhur në Kosovë, ka qene dhe reperi i njohur Getinjo, i cili ka shprehur indinjatën lidhur me këtë rast.
“O njerëz të dashur! Leni bre komentet dhe postimet e tipit ‘Kqyre qysh vishet, kqyre qysh lyhet e sene-rende’, o jarana, o shoqëri, nuk janë këto arsye – palidhje po i shkruani. Përdhunimi është i paarsyeshëm, pikë! Mos ju rastistë kurrë në familje se keni për ta parë dhe ndjerë vet.
Ruaje fëmijën, ruaje veten, po më së shumti ruaje nderin”, ka shkruar ai. Më pas, ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të hapë shtëpinë publike: “Albin Kurti, ndoshta dukuria negative ‘dhunim’ nuk ndalet përgjithmonë, por i sigurt jam që do të rrallohet ekstrem.
Lejo shtëpinë publike, njerëzit që kanë probleme seksuale paguajnë dhe shkojnë shfryhen! Të kërkoj falje që të bëra tak, por kryeministër të kam”, ka shkruar reperi.