Sir Alex Ferguson mbetet një nga trajnerët më të mëdhenj të historisë. Tekniku legjendar i “Djajve të kuq” ka folur për ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester United dhe çon në qiell teknikun Jurgen Klopp.

“United kundër Liverpoolit është ndeshja e sezonit, dy ekipet me më shumë trofe në Angli. Unë duhet të ndërtoja një klub, jo vetëm një skuadër për t’i parakaluar ata.

“Faleminderit Zotit që jam tërhequr, sepse kur shikoj performancat e Liverpoolit ne dy sezonet e fundit janë thjeshteë FENOMENALE”, – tha ndër të tjera Alex Ferguson.