Alesia Bami është një nga moderatoret më të njohura të sportit në Shqipëri. Ish-velinën e emisionit investigativ “Stop” e shohim prej vitesh në rolin e prezantueses, fillimisht në programin “E diell”, ndërsa tashmë Alesia është fokusuar te sporti, teksa çdo javë moderon emisionin ‘Procesi Sportiv’ me Edi Manushin.

Së fundmi, moderatorja shqiptare ishte e pranishme në programin “E diell”,  kësaj radhe si e ftuar dhe jo më si moderatore. Në rubrikën “Të lumshin duart“ që prezantohet nga Beniada Nishani, Alesia tregoi shumë gjëra rreth fëmijërisë së saj, duke zbuluar se ishte një fëmijë i lëvizzshëm dhe shumë aktive. Ndërkaq, ajo rrëfeu se njëherë desh dogji shtëpinë e saj duke luajtur me shkrepëse.

Alesia ka qenë një natyrë shumë e lëvizsshme, pasi më pëlqente shumë që të luaja dhe ta kisha fëmijërinë time shumë aktive. Nuk kam luajtur shumë me kukulla në fakt. Kam dashur që të luaj në terren dhe më ka pëlqyer shumë natyra gjithmonë. Madje, edhe kur mami më mbyllte në tualet kur bëja ndonjë gabim, hidhesha gjithmonë nga dritarja për të lozur me fëmijët e tjerë. Kam qenë një çik çamarroke si fëmijë. Gabim? Kam bërë gabime. Edhe prindërit e mi e kanë thënë në një intervistë që desh iu dogja shtëpinë sepse po luaja me shkrepse”– tregoi duke qeshur Alesia Bami në emisionin “E diell” në Top Channel.

Moderatorja rrëfeu edhe marrëdhënien e saj me prindërit, duke zbuluar se ka një raport shumë të veçantë me të atin. “Jam më shumë goca e babit sepse ne e dimë lidhjen e gocave me babin dhe ndoshta se kam edhe ngjashmëri shumë të fortë në karakter, unë dhe ai kuptohemi shumë mirë edhe pa folur fare sepse e dimë se çfarë mendon njeri dhe çfarë mendon tjetri. Por edhe me mamin kam një marrëdhënie të jashtezakonshme” – tha Alesia Bami në rubrikën “Të lumshin duart” në Top Channel.