Për herë të parë, teoricieni i njohur shqiptar, Alfred Cako na ka prezantuar me familjen e tij.

I ftuar në emisionin “D-Night” me Dajana Shabanin në RTv Ora, Cako ka treguar se është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Teksa shihnin fotot që shfaqeshin në ekran, ai ka  vendosur të tregojë se si duket partnerja e tij, vajza dhe prindërit, teksa djali nuk ishte në foto.

Gjatë bisedës në studio, Cako tregoi se e bija quhet Helga dhe nga dashuria për të, ai i ka vendosur edhe shtëpisë botuese që zotëron emrin e saj.

“Është e vetmja shtëpi botuese në gjuhën shqipe që boton 100% libra nonfiction”- tregoi Cako ndër të tjera.