Sipas një studimi, mënyra më e mirë për të hyrë në kontakt me alienët është përmes komunikimit kuantik, një metodë e favorizuar potencialisht nga qytetërimet e avancuara jashtëtokësore pasi, krahasuar me sinjalet e thjeshta radio, do të lejonte dërgimin e një sasie më të madhe informacioni dhe me siguri më të madhe, në gjendje të dallohen mirë nga burimet e sfondit natyror.

Me fjalë të thjeshta është një teknikë më e sigurt dhe më efikase. Komunikimi kuantik, i cili bazohet në kanalizimin e të dhënave në gjendjen e fotoneve, do të ishte i mundur edhe në distanca ndëryjore dhe pa humbjen e koherencës së vetë fotoneve, një fenomen që mund të degradojë mesazhin që ato bartin.

Gjendjet kuantike në fakt mbështeten në ekuilibra shumë delikate dhe disa ndërhyrje të jashtme mund t’i ndryshojnë ato.

Dy shkencëtarët Arjun Berera dhe Jaime Calderon-Figueroa të Fakultetit të Fizikës dhe Astronomisë të Universitetit të Edinburgut, Skoci, dëshmuan se komunikimi kuantik është më i miri për të krijuar kontakt me alienët.

Sipas studiuesve, ne tashmë mund të jemi në gjendje të marrim sinjalet kuantike të mundshme të dërguara nga qytetërimet jashtëtokësore; ne duhet të përmirësojmë “vetëm” teleskopët tanë të mëdhenj me kompjuterë të fuqishëm kuantikë të aftë për të përpunuar gjendjen e fotoneve dhe për të deshifruar informacionin.

Alienët tashmë mund të përpiqen të na kontaktojnë me këtë teknikë. Detajet e studimit “Realizimi i komunikimit kuantik nëpër distancat ndëryjore” janë publikuar në revistën shkencore Physical Review D.