Epidemiologu klinik shqiptar, Ilir Alimehmeti, sjell për të interesuarit në vendin tonë rezultatet e një studimi të fundit shkencor, në të cilin analizohen riinfektimet me Covid-19:

❗ “Mos iu frikëso rrugës së të vërtetës për shkak të mungesës së njerëzve që ecin në të.”
Cit.: Robert Kennedy
🙏 Lajme të mira mbi reinfektimet miqtë e mi!
🦠 Tashmë që një pjesë e rëndësishme e jona është infektuar nga SARS-CoV-2 pavarësisht përpjekjeve mbrojtëse, është krejtësisht e natyrshme të shqetësohemi mbi gjasat e reinfektimeve.
👉 Që në origjinën e sëmundjes, duke qenë se bëhet fjalë për një virus të ri por të një familjeje të njohur, ishte e parashikueshme që reinfektimet do të ndodhnin por në shifra shumë të ulëta, duke iu nënshtruar parimit të përgjithshëm që imuniteti bllokues i infeksionit bie në afatshkurtër, por imuniteti që redukton rëndesën e sëmundjes është jetëgjatë.
📄 Por, duke qenë se mjekësia bazohet mbi evidenca dhe evidencat kanë nevojë për kohën e tyre të prodhohen, në kohën ndërmjet u krijuan shqetësime edhe publike mbi shkallën e reinfektimit që u hiperbolizua pavarësisht nga masa e saj realisht minimale.
👉 Tashmë kemi të dhëna të qarta që flasin në këtë drejtim.
👉 Fillimisht erdhën të dhëna nga Britania e Madhe dhe nga SHBA-ja, në kampione modeste por që flisnin qartë për riskun tejet të ulët.
🇧🇭 Por, së fundmi, është publikuar një studim madhor i ndjekjes se 43.044 personave që e kanë kaluar infeksionin në Katar.
📄 Studiuesit e Universitetit Cornell (Katar), në bashkëpunim me kundrapalën amerikane të Universitetit Cornell (New York, SHBA) kryen një studim në shkallë kombëtare në një popullatë përfaqësuese:
👉 Fillimisht testuan 192.984 persona për zbulimin e antitrupave anti-SARS-CoV-2.
👉 Më pas, 43.044 persona me serologji pozitive u ndoqën në kohë (varion nga momenti i infektimit deri në fund të studimit).
📄 Ndër 314 rastet e dyshuara për reinfektimi:
👉 32 raste kishin evidencë të mirë për reinfektim (Ct ≤30)
👉 97 raste kishin njëfarë evidence (Ct >30)
👉 185 raste kishin evidencë të dobët.
❌ Pra, ka rëndësi të veçantë fakti që nuk mjafton një PCR (tampon) pozitive për të qenë të sigurt për reinfektimin, por nevojiten pikërisht edhe të dhëna të tjera, ku
❌NUMRI I CIKLEVE TË AMPLIFIKIMIT KA RËNDËSI THELBËSORE❌
📄 Ndër personat me njëfarë evidence apo evidencë të mirë për reinfektim:
👉 84 persona (66.6%) u zbuluan incidentalisht nëpërmjet kontrolleve depistues (nuk kishin asnjë ankesë).
👉 34 persona (26.4%) u zbuluan përmes dyshimit klinik.
👉 9 persona (7.0%) bënë kërkesë personale për testim.
✅ Pra, thënë shkurt 2 persona ndër 3 të reinfektuar as nuk e kuptojnë fare.
📄 Të dhëna të tjera kyçe:
👉 1 person ndër 43.044 u reinfektua dhe shfaqi formë të rëndë të COVID-19.
👉 2 persona ndër 43.044 u reinfektuan dhe shfaqën forma të moderuara të COVID-19.
🙏 Asnjë reinfektim nuk shfaqi formë kritike të COVID-19.
🙏 Asnjë reinfektim nuk përfundoi me vdekje.
✅ Incidenca e reinfektimeve në varësi të muajit të ndjekjes nuk tregoi prirje për rritje gjatë 7 muajve ndjekje pas testit të antitrupave pozitive. (Figura 3)
👉 Madje ndodhi e kundërta, incidenca bie me kalimin e kohës.
📄 Përfundime të rëndësishme të studimit:
✅ Risku i reinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive.
✅ Nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës me kalimin e kohës brenda 7 muajve të studimit.
✅ Shumica e reinfektimeve janë zbuluar thjesht rastësisht.
✅ Asnjë vdekje nuk ndodhi në rastet e reinfektuara.
👍 Pra, miqtë e mi, besojini trupit tuaj dhe sistemit imunitar shumë më shumë se sa burimeve mediatike!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT