Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu janë dy nga personazhet më të rëndësishëm në median shqiptare.

Prej vitesh pjesë e ekranit, prezantueset e njohura i kemi parë të moderojnë emisione të suksesshme në televizionet përkatëse.

Por a e dini si qëndron marrëdhënia e tyre?

Alketa Vejsiu na ka zbuluar përmes një bisede virtuale me ndjekësit e saj se ajo nuk ka miqësi me Arbanën, edhe pse ka punuar në të njëjtën radio.

“Miqësi nuk kam, por kam një histori të vjetër kolegesh. Kemi punuar në të njëjtën radio, përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë. Edhe në distancë unë respektohem me të gjithë kolegët, sidomos kur janë vajza dhe në këtë mjedis të vështirë siç është industria e mediave ja dalin që të mbijetojnë dhe të bëjnë sukses“- tregoi Alketa në bisedën me ndjekësit.