Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të njohura shqiptare. Përgjatë këtij sezoni veror, ajo ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë për ndjekësit e saj detaje nga vendet që ka vizituar.
E megjithatë, si kurrë më parë, gjatë këyre muajve jemi njohur paksa edhe me fëmijët e Alketës, të cilët ajo është munduar gjithmonë t’i mbajë jashtë syrit të opinionit publik.
Së fundmi, ajo ka postuar në rrjete sociale një foto me të birin, Lionelin, ku shihet që të dy i kanë hedhur krahët njëri-tjetrit.
Poshtë fotos së publikuar në Instastory-n e saj, moderatorja e njohur shkruan: “Çuni që do më mbajë në krah gjithë jetën”, teksa duket fiks si një nga ato shprehjet e nënave shqiptare, që kanë lidhje të fortë me djemtë.
Alketa u kujdes edhe gjatë kësaj here ta fshihte fytyrën e të birit, duke vendosur një emoji dhe duke mos e shuar as kësaj here kureshtjen e ndjekësve të saj.