Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, ka reaguar ashpër ndaj një fanseje në rrjetin social “Instagram”. Alketa ka udhëtuar drejt Londrës, nga ku ka ndarë dhe disa foto.

Megjithatë, një koment që ka lënë një ndjekëse ka tërhequr vëmendjen e Alketës, e cila nuk ka nguruar që t’i kthejë përgjigje. “E ke bërë Londrën si Kombinat-Kinostudio. Me lekët që prezanton apo me lekët që vjedh i pret biletat,” ka komentuar ndjekësja…

Hajduti që është vetë hajdut, ose ka mendime hajduti, ashtu i duket dhe tjetri! Cilat lekë vjedh mor Zotni? Kam 10 punë me të cilat merrem.

I deklaroj të gjitha, punësoj njerëz, punoj dhe vetë, paguaj dhe taksat në shtet! Pse duhet te vjedhe njeriu që të jetoje?”, i ka shkruar moderatorja.