Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka zbuluar datën kur do të nisë sezoni i shtatë i “Dance with Me”. Me anë të disa postimeve në Instagram, Alketa zbuloi për publikun që program i kërcimit do të startojë të hënën e ardhshme, më 19 shtator.

Alketa bëri me dije edhe dy emra të konkurentëve të rinj. Pas Luiza Gegës, në “Dance with Me” do të jetë edhe gazetarja sportive Cindy Marina. Edhe modelja dhe aktorja e njohur, Arbnora Ademaj do të jetë pjesë e kastit të edicionit të shtatë.

E pyetur më parë nga mikrofoni i “Prive” në lidhje me ethet e konkurencës, Alketa Vejsiu dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri.

Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu.