Juventusi i rikthehet suksesit pas dy ditësh. Vlahovic dhe Milik mendojnë për këtë kundër Spezias. Në “Allianz Stadium”, Spezia mposhtet 2-0 nga një tjetër magji (goditje e lirë) e Dusan Vlahovic dhe nga goli i zëvendësuesit Arkadiusz Milik. Mënyra më e mirë për t’iu qasur ndeshjeve vijuese ndaj Fiorentinës dhe PSG.

Max Allegri foli në mikrofonat e DAZN-it, vlerësoi performancën e skuadrës, ndonëse me disa rezerva: “Vlahovic? Ai duhet të përmirësohet. Gjendja nuk është ende optimale, ne luajmë çdo tri ditë. Kohezioni brenda ekipit nuk është i lehtë, sepse kemi shumë lojtarë të rinj. Kjo është arsyeja pse qe me rëndësi të fitonim.

Duhet të përmirësohemi në menaxhimin e ndeshjes. E nisëm mirë në 25 minutat e para, humbëm disa topa në mënyrë të parëndësishme dhe u tërhoqëm shumë larg. Duhet të kuptojmë që këto momente mund të ndodhin në një ndeshje, por ato duhen kaluar pa rrezikuar”.

Dhe këtu nis analiza e lojës së Vlahovicit, e cila nuk e bindi plotësisht Allegrin: “Vlahovic qëndroi lart te mbrojtësit dhe ata na rrëshqitën 2-3 herë në pjesën e parë. Dushan bëri ndoshta lojën më të mirë që kur është te Juve, por në pjesën e dytë humbi disa lëvizje. Ai është rritur shumë, por ende duhet të përmirësohet. Kka një rrugë për të ndjekur”.

Një kapitull më vete për Fabio Mirettin, ende ndër më të mirët, por mbi të gjitha për fishkëllimat që ranë shi nga tribuna: “E nisi mirë, më pas zbriti pak, megjithatë e ka kontrollin e topit si pak të tjerë. Jam shumë i lumtur dhe me Rabiot, që rikuperoi shumë topa, dhe nga Kostic e Milik, që hynë gjatë lojës.

Sezonin e kaluar Juventusi nuk fitoi asgjë, ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve. Është e drejtë që tifozët të na shajnë e vërshëllejnë nëse gjërat shkojnë keq. Ka një ndryshim midis të jesh i bukur dhe efektiv. Për mua duhet të jesh efektiv. Nuk më pëlqen të jesh i bukur dhe të mos fitosh, e kam thënë tashmë”.