Ajo është një nga aktoret dhe prezantueset më të dashura shqiptare, edhe pse prej vitesh është larguar nga vendi për t’u zhvendosur në Turqi.
E megjithatë, ajo nuk i harron kurrsesi rrënjët e saj, teksa e shohim shumë të lidhur me Shqipërinë, përmes postimeve në rrjete sociale.
E kemi fjalën për bukuroshen e televizionit, Almeda Abazi, e cila është e martuar me aktorin e njohur turk të disa serialeve Tolgahan Sayışman. Ata janë një nga çiftet më të pëlqyer jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Turqi ku jetojnë.
Almeda ndan shpesh për ndjekësit foto nga jeta e saj në familje, ndërsa së fundmi, ajo u ka dhënë mundësinë ndjekësve ta pyesin përmes Instagramit.
Një prej ndjekësve të saj e pyeti Almedën se kur ka nisur lidhja e saj me aktorin turk.
Moderatorja ka vendosur t’i japë përgjigje dhe t’i shuajë kuriozitetin ndjekësit të saj, duke shkruar se ka qenë vetëm 20 ose 21 vjeçe kur e ka njohur dhe 23 kur është lidhur.