Shqipëria do të dominohet përgjatë ditës së sotme nga një mot i alternuar nga kthjellimet e vranësirat.

Gjatë paradites pritet që i gjithë territori të jetë nën dominimin e kthjellimeve, ndërsa gjatë pasdites pritet që vranësirat të jenë të dukshme në të gjithë vendin, e kryesisht në shtrirjen lindore të tij, por nuk priten reshje shiu.

Temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë sot duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.