Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi martohet këtë të hënë. Në këtë ditë të rëndësishme, babai i Altinit nuk do të jetë i pranishëm pasi ai gjendet në Hagë, ku është arrestuar nga forcat e EULEX.

Lajmin se Altin Krasniqi po të martohet ditën e sotme e ka dhënë vetë e motra e tij, Gresë Krasniqi, e cila shpreh dhimbjen që i ati nuk ndodhet pranë tyre, ndërsa bën me dije se ai do ta ndjekë festën përmes teknologjisë.

Altini u bë burrë, po martohet sot! Ne tavolinën e dashnisë do të mungosh ti Babi, njeriu më i rëndësishëm në jetët tona por ne do të festojmë edhe për ty.  Babi do të jeshë pranë nesh, në lutjet tona, në vallzimet tona dhe në çdo dolli që do të ngrem!

Do të jesh pranë nesh në mengjes kur të zgjohemi, si bajraktar për të marrë nusen e deri në mbrëmje vonë. Do të jesh pranë nesh në lotet qe sigurtisht do të na tradhtojnë dhe në të qeshurat tona!

Je kujtimi ynë më i bukur, e njeriu më i pazëvëndësueshëm. E në orën 4, do të jeshë pjesë e festës falë teknologjisë. Me kaq jemi të lumtur, e me ty shumë krenarë E jetojme çdo ditë me shpresen se shumë shpejt bashkë do të shijojmë lirinë qe aq fort e meriton!

Ty Babi të urojm shëndet ndërsa Altinit dhe Elizabetes dashuri pafund! Te trashegohen çifti i bukur” – shkruan vajza e Jakup Krasniqit në Facebook.

Krasniqi akuzohet për rolin dhe veprimtarinë që ai ka pasur në UÇK, gjatë periudhës së luftës.