Propozim i papritur për Amber Heard. Sipas portalit australian Pop Topic, aktorja ka marrë një ofertë prej 9 milionë dollarësh për të luajtur në filmin për të rritur me titull “High Voltage”.

Duket se agjencia Zen Models ka përfituar nga momenti i komplikuar ekonomik i ish-bashkëshortes së Johnny Depp për të bërë një ofertë.

Zgjedhja e agjencisë

“Ne po kërkojmë fytyra të reja për kinemanë për të rritur dhe në këtë mënyrë mund të ndihmojmë edhe zonjën Heard”, tha presidenti i agjencisë në një njoftim të shkurtër.

“Filmi do të bëhet për të maksimizuar seksualitetin e Amberit”. Për momentin nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga personi në fjalë.

Jeta e re e Amberit

Pasi humbi betejën gjyqësore kundër Johnny Depp, Amber Heard u detyrua të shiste shtëpinë e saj për të shlyer disa borxhe.

Karriera e saj në Hollivud është në rrezik: roli i fundit, ai i Meras në ‘Aquman 2’, është zvogëluar shumë për shkak të trazirave të fansave të Johnny-t, të cilët kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë filmin.