Administrata e presidenit Joe Biden ka arritur një marrëveshje me kompaninë farmaceutike Pfizer për të blerë 500 milionë doza të vaksinës anti-Covid.

Kjo sasi e madhe vaksinash do t’u dhurohet vendeve të varfra apo me sasi të limituara. Lajmi konfirmohet nga Washington Post, që i referohet burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi zyrtar i blerjes dhe shpërndarjes së vaksinave do të jepet nga vetë Biden në mbledhjen e G7, këtë fundjavë. Kjo nuk është hera e parë që Amerika dhuron doza të vaksinave anti-Covid.