Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpërndajnë 60 milionë doza të vaksinës anti-Covid të AstraZeneca për vendet e tjera. Kjo gjë do të ndodhë kur këto vaksina të jenë të mundshme. Lajmin e konfirmoi në rrjetet sociale Andy Slavitt, një nga këshilltarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë një anëtar i task-forcës të luftës anti-Covid në Amerikë.

Unë e kuptoj që njerëzit presin ndihmën tonë dhe thonë se “më në fund erdhi ora që të mendojnë për ne” apo se “çfarë po presin të na ndihmojnë”. Shpërndarja e 60 milionë dozë të vaksinës AstraZeneca do të ndodhë në momentin kur ato të jenë të disponueshme për ne. Nuk kemi humbur dhe s’do të humbasim kohë”, tha Slavitt.