Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë me dije se së shpejti do të nisin shpërndarjen e 80 milionë vakzinave anti-Covid për vendet që kanë më shumë nevojë.

Lajmin e konfirmoi sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, që shtoi se zyrtarisht do të jetë presidenti Joe Biden që do të konfirmojë nisjen e shpërndarjes së vaksinave.

Ne do të veprojmë në koordinim me Covax, për të ndihmuar vendet e varfra dhe pa asnjë mbështetje”, tha Blinken.