“Food and Drug Administration” (FDA), enti që miraton produktet mjekësore në Amerikë, ka dhënë miratimin e saj për të përdorur vaksinën e kompanisë Pfizer-BioNTech edhe për moshat 12-15 vjeç.

FDA ka administruar të gjitha materialet e vëna në dispozicion nga Pfizer, që tregojnë se kjo vaksinë është efikase edhe për këtë grupmoshë dhe të mbron nga ainfektimi me koronavirus.

FDA ka planifikuar të zhvillojnë muajin e ardhshëm një takim me drejtuesit e Pfizer në lidhje me dhënien e autorizimit për përdorimin e vaksinës për adoleshentët.

Ndërkohë, Agjencia Europiane e Barnave (EMA), përmes drejtorit të saj ekzekutiv, Emer Crooke, ka bërë me dijse se të gjitha vaksinat anti-Covid të aprovuara prej saj janë efikase.

Mesazhi im është për 4 vaksinat që ne kemi autorizuar deri më tani: Pfizet, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Janë të sigurt, me cilësi të lartë dhe me efikasitet”, tha Crooke.