Deri më tani, në Amerikë janë administruar 323 milionë doza të vaksinës anti-Covid.

Ky lajm është konfirmuar nga qeveria amerikane, që thotë se pavarësisht uljes së ritmit të vaksinimit, sërish situata është nën kontroll.  Deri më tani, 171 milionë janë në pritje të marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Amerika është vendi më i prekur në botë nga pandemia, me 34.2 milionë njerëz të infektuar dhe 613 mijë viktima. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar mbi 6 mijë raste të reja.