Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të përshpejtojnë procedurat për shpërndarjen dhe kryerjen e vaksinës.

Në këtë fushatë, për ta bërë të mundur sa më të lehtë shpërndarjen e vaksinës anti-Covid në popullatë, është vendosur që ajo të shpërndahet edhe në farmaci.

Edhe pse ende nuk dihet ende se si do të bëhet furnizimi dhe mbajtja e vaksinës në kushte optimale, mësohet se vaksina anti-Covid do të jetë e disponueshme në 6500 farmaci anembanë Amerikës.

Gjithsesi, numri i vaksinave që do të kenë në dispozicion farmacitë do të jetë i limituar, për të evituar probleme me njerëzit që mund t’i përdorin ato. Pritet që vaksinat në farmaci të kryhen vetëm me urdhër të mjekut.