Ka shkuar në 405,400 numri i viktimave në Amerikë si pasojë e pandemisë Covid-19, që kur ajo ka nisur në mars të 2020-ës.

Ky numër është më i lartë se ai 405,399 që Amerika ka regjistruar në Luftën e Dytë Botërore (shifra zyrtare e Departamentit për të Humburit në Luftë).

Lajmin e konfirmoi Johns Hopkins University, duke thënë se zyrtarisht pandemia ka shkaktuar më shumë viktima në Amerikë se sa Lufta e Dytë Botërore.

Kjo shifër e viktimave të pandemisë pritet të rritet edhe më shumë në Amerikë, vendi më i goditur nga koronavirus.