Gjatë muajit prill është regjistruar një numër rekord emigrantësh të paligjshëm që janë përpjekur të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Meksikës. Sipas Departamentit të Drejtësisë, gjatë prillit 2022, janë regjistruar 234.088 refugjatë në kufijtë mes dy shteteve.

Ky numër është 5.8% më i lartë krahasuar me numrin e publikuar në mars të këtij vitit, çka tregon një trend gjithnjë e në rritje të emigrantëve të paligjshëm që duan të vijnë në Amerikë. Të gjithë emigrantë të paligjshëm, që janë ndalur në kufi.

Në 15 muajt e qeverisjes së presidentit Joe Biden janë regjistruar 2.75 milionë persona që janë përpjekur të hyjnë në Amerikë përmes Meksikës dhe që janë ndaluar nga forcat federale amerikane. Shumica e këtyre personave vijnë nga shtete si Hondurasi, Nikaragua, Guatemala , Kosta Rika etj.

Shumica e këtyre emigrantëve përshkonjnë qindra kilometra për të hyrë në Amerikë, pa patur siguri në do t’ia dalin mbanë apo jo. Madje ka edhe nga ata që vijnë nga Amerika Latine, si Kolumbia, Bolivia etj.