Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sot një sulm ushatarak në Siri. Ky është sulmi i parë ushtarak që kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ndodhet Joe Biden.

Sulmi ushtarak amerikan u krye ndaj një force filo-iraniane në Siri, si një kundërpërgjigje pas tre sulmeve të mëparshme që irakenët kishin kryer ndaj forcave amerikane.

Nga këto sulme të avionëve ushtarakë të SHBA-së humbën jetën 17 ushtarë pro-Iranit. Sulmet u kryen nga ajri dhe kishin si qëllim të ndalnin hovin e forcave ushtarake pro-iraniane që veprojnë në Siri.

Ky është një mesazh që ne japim, për të mbrojtur me çdo kusht forcat tona ushtarake që veprojnë në Iran dhe Siri”, u shpreh Pentagoni pas sulmit ushtarak.