Fillimisht llotaria, më pas birra falas dhe tani një cigare me marijuanë falas për të gjithë ata që do të kryejnë vaksinën anti-Covid. Është kjo nisma më e fundit e ndërmarrë në Amerikë, për të nxitur njerëzit të vaksinohen.

Kjo nismë është ndërmarrë në shtetin e Washington, ku konsumimi i kanabisit është i legalizuar për përdorime kurative që prej vitit 2012. Për pasojë, të gjithë personat e rritur dhe që vaksinohen kanë të drejtën të marrin falas një cigare me marijuanë.

Kjo vlen për personat mbi 21 vjeç, të cilët kanë kryer dozën e parë anti-Covid. Ata mund të paraqiten në dyqanet “cannabis shop” për të marrë dhuratën. Kjo nismë është bërë zyrtare ditët e fundit psa një pune të gjatë disa-mujore.