CDC, autoriteti kryesor shëndetësor në Amerikë, ka bërë me dije se të gjithë amerikanët që janë vaksinuar, ata që i kanë marrë të dyja dozat, mund të heqin maskën në ambientet e hapura e të mbyllura. Jo vetëm kaq, por për këta persona lejohet edhe afrimi me personat e tjerë, duke hequr rregullin e distancimit fizik.

Pra, pas muajsh të gjatë me maskë, CDC hap “dritën jeshile” në lidhje me rikthimin drejt normalitetit. Këtë gjë e pat kërkuar pak ditë më parë edhe virologu i njohur Anthony Fauci, këshilltar mjekësor i presidentit Joe Biden, që pat kërkuar gradualisht heqjen e masave.

Nëse jeni të vaksinuar dhe jeni në një mjedis të hapur, mund ta hiqni maskën”, thanë drejtuesit e CDC. Pas këtij vendimi, kongresmenët republikane festuan duke hequr maskën në Kongres.