Qeqndra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në Amerikë kanë vendosur të marrin disa masa të reja ndaj pandemisë Covid-19. Ekspertët deklarojnë se personat që janë vaksinuar, mund të bëjnë sport vetëm apo me personat e tjerë të familjes pa mbajtur maskë.

Gjithashtu, këta persona mund të takohen e përqafohen me të tjerë të vaksinuar, si në ambientet e jashtme ashtu dhe ato të mbyllura, pa qenë nevoja për të mbajtur maskën. Kjo gjë vlen edhe për kohën që ata qëndrojnë në restorante.

Pavarësisht këtyre masave, presidenti amerikan Joe Biden deklaron se beteja me Covid-19 është ende e gjatë. “Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë përpara, por duhet pranuar se kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme”, tha Biden, që ka konfirmuar premtimin, që brenda datës 4 korrik (Indipendence Day-Dita e Pavarësisë) Amerika do të jetë një vend i lirë.