Amosi i tha Dea Mishel se njerëzit brenda shtëpisë manipulohen shumë kollaj, sa i përket situatave që krijohen aty.

Aktori i njohur shtoi se ka plot raste kur banorët qajnë kot, apo bëjnë kot sikur përfshihen në emocione.

Dea nga ana tjetër, i tha atij që të flasi më specifikisht, nëse vërtetë ka kuptuar një gjë të tillë.

Por, Amos u shpreh se nuk ka dëshirë të përmendë emra pasi mbase gabon me mendimet e tij. Ai shtoi se po flet për situatat në përgjithësi.