Andi Shehi u bë tepër i njohur për publikun shqiptar pas hyrjes së tij në Përputhen. Fillimisht ai doli çift me Tea Trifonin, por jashtë programit ai kishte krijuar një lidhje me Melisa Lleshin, me të cilën qëndroi më shumë se një vit.

Çifti i dha fund marrëdhënies së tyre disa muaj më parë. Pas ndarjes, mes tyre ka pasur edhe shumë kunja e komente të drejtuara njëri-tjetrit herë pas here.

Mirëpo, duket se Andi ka vendosur ta hedhë pas krahëve historinë me Melisën, teksa së fundmi duket se është drejt një romance të re.

Në një foto të publikuar në Instastory, veç tij, duket edhe dora e një vajze, për të cilën ish-konkurrenti i Përputhen nuk jep asnjë koment.

Nuk dihet nëse Andi ka nisur një marrëdhënie të re, por kjo foto është komentuar gjerësisht në rrjet.