Milani është një ekip që më shumë se të tjerët ka treguar se beson te të rinjtë. Merkato e fundit na tregoi gjithashtu se cilën linjë po ndjekin Paolo Maldini dhe Frederic Massara. Divock Origi është goditja e vetme, në transfertë të lirë, i caktuar sipas përvojës.

Pastaj Djalli vendosi të fokusohet dhe të investojë shumë te Charles De Ketelaere. Në sfond janë edhe bastet Vranckx, Thiaw dhe Dest. Paolo Maldini, dje gjatë fjalës së tij në Festivalin Sportiv 2022, bëri të qartë se politika e Milanit nuk do të ndryshojë, edhe nëse me kalimin e viteve investimet mund të jenë më të rëndësishme.

Prandaj, shikimi nga të rinjë mbetet një prioritet. Të rinj të talentuar që mund të rriten me fanellën e kuqezinjve. Ish-futbollisti i Milanit, Giovanni Galli foli në kanalin e Carlo Pellegatti në YouTube. U fol për të rinjtë, për të pranishmit, tashmë në skuadër dhe për dikë për të cilin mund të vihej bast.

Gazetari tregon për Lazetic: “Duhet të fillojmë të besojmë te ai me shume. Më dukej se stafi teknik nuk e konsideronte të pjekur për te zbritur ne fushe. Tani ai po rritet dhe do të merret gjithnjë e më shumë në konsideratë. Do ta shohim shpesh te ekipi Primavera”.

Nga ana tjetër, Giovanni Galli e lartëson Sandro Tonalin: “Ai është një lojtar që ka bërë rrugën e tij në rangje, ai e bëri të qartë se donte Milanin. Ai ka kapërcyer pengesa të mëdha, gjithmonë në heshtje. Tani është një lider dhe shpirti kuqezi mund të identifikohet tek ai”.

Në verë, mes shumë emrave të lidhur me Milanin, ishte edhe Traore nga Sassuolo. Galli nuk ka dyshime: “E njoh mirë – thotë ish-lojtari i Milanit – Është i ri dhe i fortë fizikisht. Ai gjithmonë synon golin nëse luan jashtë apo në repartin e fantazise. Vemendja e tij është gjithmonë drejt portes. Do te ishte i duhuri dhe e di qe gjate veres para se te demtohej Milani e ndoqi”.