Aktorja e famshme Angelina Jolie ka vendosur t’i shpallë luftë ish-bashkëshortit të saj, aktorit tjetër të famshëm Brad Pitt, pas divorcit. Ajo ka gati disa dokumente që vërtetojnë dhunën familjare të aktorit, të cilat ajo do t’i paraqesë para gjykatës.
Jolie u shpreh se për të vërtetuar akuzat e saj ndaj Brad Pitt është gati të sjellë në gjykatë fëmijët. Dy vite nga fundi i marrëdhënies mes dy prej aktorëve më të famshëm të Hollywood, disa çështje të divorcit janë ende pa zgjidhur. Bëhet fjalë për betejën që dy aktorët kanë nisur për kujdestarinë e fëmijëve.
Aktorja u shpreh se është e gatshme të lejojë fëmijët të dësh,ojnë për dhunën e Brad Pitt edhe pse disa prej tyre janë ende minorenë: Maddox (19 vjeç), Pax (17 vjeç), Zahara (16 vjeçe), Shiloh (14 vjeç) dhe binjakët Knox e Vivienne (12 vjeçarë).
Jolie dhe Pitt janë divorcuar në shtatorin e vitit 2016, pas dy vitesh martesë. Dy aktorët u dashuruan në vitin 2004, gjatë xhirimit të filmit “Mr.e Mrs Smith”. Zyrtarisht ata u deklaruan të divorcuar në prill të vitit 2019.