Klubi i Aston Villas është goditur keq nga COVID-19. Anglezët kanë 14 raste pozitive dhe nuk donin që të luanin në sfidën e mbrëmjes së sotme kundër Liverpoolit.

Federata dhe drejtuesit e Villas kanë qenë gjithë kohën në kontakt mes tyre, por në fund vendimi është marrë. Nuk ka tolerime për Villan, pasi ndeshja do të luhet si rregullisht në orën 20:45.

Liverpooli ka shansin e artë të kalojë në raundin e katërt të FA Cup, pasi sfida do të luhet për llogari të raundit të tretë. “Redsat” mund të dalin nga kriza, pasi kanë 3 ndeshje që nuk fitojnë.