2020 ka qenë një vit i tmerrshëm.
Edhe në fillimin e vitit 2021do të duhet qëndruar me këmbë në tokë. Është e drejtë të shpresohet për diçka më të mirë, por ka disa gjëra që duhen marrë parasysh.
Viti i sapo mbyllur ka lënë pasoja ekonomike, që ka vënë në vështirësi edhe klubet e pasur të Premier League.
Për t’i bërë ballë kësaj situate, në Angli, klubet duan të përfshijnë klauzola-coronavirus në kontratat e reja.
Mes këtyre klauzolave është edhe një që ka të bëjë me huazimet dhe që i jep të drejtën një skuadre ta kthejë mbrapsht lojtarin në rast të ndërprerjes së sezonit.
Kjo, natyrisht, nuk do të kishte pasoja për xhepat e lojtarit, por në ato të klubit që zotëron kartonin.
Një klauzolë tjetër ka të bëjë me shkurtimin e rrogave nëse stadiumet do të vazhdojnë të mbeten bosh.
Gjithsesi, këto klauzola-covid do të mund të përfshihen vetëm në kontratat e reja dhe në rinovime të ardhshme të mundshme.