Qeveria briktanike, nga dita e premte (9 prill), do t’u japë mundësinë të gjithë qytetarëve që të kryejnë falas dy herë brenda javës testin e shpejtë anti-Covid. Kjo është një masë e rëndësishme për të parandaluar infektimin e popullsisë, në betejën që Mbretëria e Bashkuar po ndaj pandemisë.

Lajmin e konfirmoi Ministri i Shëndetësisë, që tha se testet e shpejta do të ofrohen kudo në Britaninë e Madhe, për të parandaluar që në hapat e para çdo vatër të mundshme infektimi. Ai tha se falë masave të marra deri më tani dhe numrit të madh të të vaksinuarve, vendi po del gradualisht nga mbyllja.

Krejt e kundërta është situata në Indi, ku gjatë 24 orëvre të fundit është regjistruar shifra rekord e infektimeve, 103.558 vetë në një ditë. Në total, në Indi, nga fillimi i pandemisë janë infektuar mbi 12.5 milionë persona dhe janë regjistruar mbi 165 mijë viktima. Për pasojë, në gjithë vendin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, duke mbyllur qendrat tregtare dhe do të punohet nga shtëpia.