Vlera e kësaj makine është e pakrahasueshme, makina sportive me të cilën ka lëvizur Princesha Diana – mbi të cilën ajo është parë duke ecur disa herë në rrugët e Londrës – është shitur në ankand ditët e fundit me një çmim që të lë pa frymë. Pothuajse nëntëqind mijë euro për Ford Escort RS Turbo të 1985 të Zonjës D, një shifër marramendëse.
Në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë ishte makina e Princeshës së Uellsit, e cila u zhduk 25 vjet më parë, më 31 gusht 1997.
Makina sportive u shit për një shifër që tejkalon rreth tetë herë atë që ishte propozuar si bazë ankandi: duke marrë parasysh që një model normal i së njëjtës makinë sot ka një vlerë prej rreth 10,000 euro, nuk është e vështirë të imagjinohet prestigji i madh i këtij model unik, i cili dikur i përkiste Princeshës.
Një shifër rekord për Ford Escort RS Turbo të Princeshës Diana
Dëshironi të dini çmimin e frikshëm që blerësi ishte i gatshëm të paguante për të marrë këtë pjesë unike me vete në shtëpi? Makina është shitur për 737,000 paund, që i përgjigjet afërsisht 869,000 euro.
Modeli i Fordit që i përkiste Lady D u hodh në ankand nga Silverstone Auctions; Është e qartë se kjo nuk është një makinë “normale” dhe e thjeshtë, një Ford Escort çfarëdo e viteve 1980.
Këtë automjet mund ta përkufizojmë si një copëz historie, në fakt ishte makina që princesha e drejtonte personalisht. Të mos harrojmë se Lady Diana ishte një nga femrat më të dashura dhe më të famshme të shekullit të njëzetë.
Blerësi i pasur
Një pjesë shumë e çmuar, makina e Princeshës u ble nga një blerës anglez, i cili ka mbetur anonim. Prandaj emri i tij nuk dihet, diihet vetëm se ai vjen nga zona e Cheshire.
Pavarësisht çmimit marramendës, blerja e makinës nuk ka qenë e lehtë: duket se ka pasur një betejë të vërtetë të ashpër kundër ofertave që erdhën edhe me telefon nga Dubai dhe SHBA.