Portreti i një të riu që mban në dorë një ikonë të një shenjtori, një pikturë e Sandro Botticelli, është shitur në ankand për vlerën rekord të 92 milionë e 184 mijë dollarë.

Ankandi është organizuar në Nju Jork nga kompania e njohur “Sotheby’s”. Kjo shumë është një rekord për poktorin e famshëm italian.

Piktura ishte vënë në shitje nga një familja e milardierit Meldon Solow, një nga ndërtuesit më të mëdhenj në botë të gradacielave, që vdiq nëntorin e kaluar.

Piktura ishte në gjendje të mirë dhe paraqet portretin e një djaloshi të ri, që mban në dorë një ikonë të një shenjtori. Kjo është një pikturë e shekullit të 14-të.