Një pikturë e Picasso, e quajtur “Gruaja e ulur afër dritares”, pikturuar prej piktorit të famshëm në vitin 1932, është shitur në një ankand të “Christies’s”, në Nju Jork, për shumën 103.4 milionë dollarë.

Çmimi bazë i kësaj pikture ishte 90 milionë dollarë, nga ku nisi edhe ankandi. Beteja mes koleksionistëve zgjati 19 minuta, duke bërë që çmimi të rritet deri në vlerën rekord.

Ish-pronari i kësa pikture e pat blerë atë 8 vite më parë për vlerën 44.8 milionë dollarë, ndërsa tani e shet dy herë më shtrenjtë.