Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit e menaxheri i boksierit britanik Anthony Joshua, ka konfirmuar se ish-kampioni i botës do të ngjitet në ring sërish në dhjetor të këtij viti. Ai deklaroi se rivali i Joshua do të jetë një boksier që është në listën e “top-15” boksierëve më të mirë të peshës së rëndë, pa përmendur emër.

Ne synojmë një duel në dhjetor. Kjo sfidë nuk është 100% e konfirmuar, por kjo është në mendjen dhe objektivi ynë. Rikthimi i Joshua do të jetë në Britaninë e Madhe, por ende nuk kemi një vend. Për sa i përket rivalit, nuk dua të përmend emra konkretë, por është një emër në listën e 15 më të mirëve”, tha Hearn.

Ai shtoi se në këtë listë nuk bëjnë pjesë Deontay Wilder dhe Andy Ruiz, dy ish-kampionë bote. “Duam një boksier të fortë dhe që Joshua të rigjejë fitoren. Kemi nevojë që ai të rigjejë veten e besimin te fitorja. Tani Joshua ka në kontroll të ardhmen e tij”, tha Hearn. Ndër emrat që përfliten janë Zhilei Zhang, Otto Wallin e Filip Hrgovic.