Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, i ka njoftuar të gjithë fansat e saj përmes një postimi në “Insta Story”, se ajo është e detyruar të anulojë një koncert në Zvicër, për shkak të problemeve shëndetësore.

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje, por i ka kërkuar falje fansave duke thënë se do mundohen të caktojnë një datë tjetër. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Elvanës:

“Na vjen shumë keq, por nuk arrijmë dot për sonte në Avalon Luzern. Shkaqe shëndetësore e bëjnë të pamundur mbrëmjen e sotme, por do të përpiqemi për të ka një datë të ardhshme sa më të afërt,”-shkruan ajo.

Elvana Gjata është një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar dhe koncerti i saj, po pritet me padurim nga shqiptarët që jetojnë në Zvicër.