Andrew Tate, një ish kickboksier amerikan, është bërë viral muajt e fundit në të gjitha rrjetet sociale, me deklaratat e tij kundë feminizmit dhe duke i dhënë zë të madh faktit që meshkujt janë më lart se femrat.

Influencierja shqiptare, Arbenita Ismajli, është njëra nga shumë njerëzit të cilët janë kundër deklaratave të përhapura nga Andrew Tate. Ajo ka reagur me anë të një postimi në “Insta Story”, ku shkruan: “Është koha që ta anuloni këtë tr*p”.

Andrew Tate thotë se gratë i përkasin shtëpisë, nuk mund të ngasin makinën dhe janë pronë e një burri. Ai gjithashtu mendon se viktimat e përdhunimit duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet e tyre.

Tate shoqërohet me vajza të moshës 18-19 vjeçare, sepse mund të “lërë një gjurmë” mbi to, sipas videove të postuara në internet. Në klipe të tjera, Andrew Tate tregon jetën e tij luksoze, duke e reklamuar veten si një “Top Gangaster”.

Ai ka pozuar me armë dhe e portretizon veten si një playboy që pi puro, teksa flet për goditjen dhe mbytjen e grave, hedhjen e sendeve të tyre dhe ndalimin e tyre për të dalë nga shtëpia…