Një ditë më parë, kompania ‘Apple’ prezantoi modelet e reja të telefonave Apple, Iphone 14. Dhe si pas çdo lançimi, gjithmonë ka vend edhe për kritika nga përdoruesit e kësaj marke.
Mirëpo një kritikë që ka tërhequr vëmendjen e rrjetit ka ardhur këtë herë nga vajza e themeluesit të kompanisë ‘Apple’, Steve Jobs.
Eve Jobs, përmes një postimi në rrjete sociale ka thumbuar hapur kompaninë e themeluar nga i ati rreth gjeneratës së re.
Ashtu siç edhe dihet, ndryshimet që kompanitë sjellin nga njëri telefon në tjetrin janë të pakta, duke qenë se është bërë tashmë e modës që çdo vit të kemi një produkt të ri.
Por kjo gjë është vënë tashmë në dukje edhe nga Eve Jobs, e cila ka publikuar një meme në Instagram, ku shihet një burrë i veshur me këmishë, që mban në dorë një këmishë tjetër, pa asnjë ndryshim nga ajo që ka veshur.
‘Unë duke u ‘përmirësuar’ nga Iphone 13 në Iphone 14 pas prezantimit të Apple sot’ – shkruhet në memen e shpërndarë nga Eve në rrjete sociale.