Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre disa vjeçare në ‘Lago di Como’ të Italisë.

Dasma do të bëhet në muajin qershor, teksa në këtë ceremoni nuk do të mungojnë as familjarët dhe as personazhë publikë që do të udhëtojnë drejt vendit fqinj.

Sipas portalit ‘Kryefjala.com’, në dasmën e tyre do të këndojnë Anxhela Peristeri, Bruno dhe Klajdi, ndërsa i ftuar special do të jetë artisti nga Kosova, Yll Limani. Sakaq, grimi me siguri do t’i besohet Arbër Bytyqit, ndërsa fustani nuk dihet ende.

Kujtojmë gjithashtu që Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë.