Spektakli i sotëm i ‘Big Brother VIP Albania’ ka nisur me debate të shumta. Banorët po diskutojnë sherrin e fortë që ka përfshirë shtëpinë e ku kryefjalë ka qenë Olta Gixhari dhe Efi Dhedhes.

Në analizën e saj, pasi dëgjoi argumentet e dy konkurrenteve, opinionistja Zhaklin Lekatari u shpreh se e kupton Efin dhe sjelljen e saj, kur ajo bëhet me nerva, por nuk i pëlqen që gjatë gjithë kohës thotë se nuk ndryshon dot.

Gjithashtu, opinionistja iu drejtua edhe Oltës, duke folur për akuzën e saj kundrejt Efit ditën e sotme, që ajo e ka shtyrë kur po merrte make-up-in në mëngjes. “Ti thua se Efi donte të të shtynte, por në asnjë moment nuk të ka shtyrë. Ti nëse do të vazhdosh, të manipulosh, gënjesh e inskenosh situata, bëje…” tha Zhaku.

Ndërkaq, aktorja vijoi me të këmbëngulë se Efi e ka shtyrë, ndërsa këtu ndërhyri edhe vetë moderatorja e programit, Arbana Osmani. “Po ku të shtyu mi Olta”. Moderatorja bëri gjithashtu thirrje kundrejt banorëve që ata të mos përdorin “unë di gjëra nga ty jashtë” për lojën.