Prej më shumë se disa javësh, në rrjete sociale dhe në mediat rozë po diskutohet gjerë e gjatë se cila do të jetë moderatorja e programit të shumëpritur nga shqiptarët, “Big Brother Albania VIP 2”. Prezantuesja e edicionit të kaluar ishte Arbana Osmani, teksa kohët e fundit, emri i saj është vënë në diskutim, nëse ajo do të vijojë ta drejtojë Big Brother apo jo.

Kjo gjë ka ardhur si pasojë e disa thashethemeve në botën e medias rozë, ku përflitej se mes moderatores dhe trashgimtareve të Top Channel, Lorit dhe Sara Hoxhës ka pasur konflikte për shkak se Arbana ka pranuar ftesën e drejtorit të RTSH për të drejtuar Festivalin e RTSH.

Në skenë së fundmi ishte shfaqur edhe emri i Bora Zemanit, e cila është përfolur si prezantuesja e mundshme e këtij reality show, mjaft të preferuar nga shqiptarët. Mirëpo duket se tashmë nuk ka më asnjë dyshim dhe asgjë e shkruar këto ditë në media, nuk është e vërtetë.

Moderatore do të jetë sërish Arbana Osmani dhe lajmin e ka konfirmuar vetë faqja zyrtare e programit dhe kanali zyrtar, Top Channel. Përmes një postimi në rrjete sociale, ka publikuar pak më parë spotin zyrtar të këtij programi, duke njoftuar opinionin publik se Big Brother nis së shpejti.

Programi që theu çdo rekord shikueshmërie, programi që apasionoi shqiptarët kudo ndodhen deri në fiksim… Big Brother VIP Albania, me Arbana Osmanin, së shpejti në Top Channel!”– shkruhet në faqen e Top Channel në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)