Arbana Osmani nuk është e njohur nga publiku shqiptar si moderatore mjaft e zonja, por edhe si një kuzhiniere shumë e mirë.
Shpeshherë ajo ndan me ndjekësit e saj në rrjete sociale ushqimet që ajo bën në shtëpi si edhe u jep recetat e gatimit.
Megjithatë, për t’iu ardhur më shumë në ndihmë të gjithë fansave të saj të gatimit, ajo ka botuar dy libra me receta, një prej të cilëve para pak vitesh.
‘Receta për 5 minuta’, libri i Arbana Osmanit korri shumë sukses në Shqipëri, teksa moderatorja apo kuzhinierja në këtë rast e njohur shiti me mijëra kopje.
Mirëpo sot, Arbana ka ardhur me një lajm të keq për të gjithë ata ndjekës të saj të cilët kërkojnë të blejnë librin. Në një postim në rrjete sociale, ajo tregon se libri i saj i dytë me receta gatimi është ‘sold out’ dhe nuk do të ribotohet më për shkak se çmimi i lëndës së parë të printimit është rritur dhe për pasojë, libri do të shitej me dyfishin e çmimit që është shitur më parë.
Arbana nuk kërkon të fitojë nga kjo gjë dhe për këtë arsye, ajo do t’i shpërndajë recetat e saj në Instagram për të gjithë ndjekësit e saj.
Një mënyrë mjaft e mirë kjo në fakt, edhe për ata të cilët nuk kanë mundësi financiare apo që janë larg, për të blerë librin.