Moderatorja Arbana Osmani është një nga figurat publike më të komentuara dhe më të ndjekura si në ekran, ashtu edhe në rrjetet e saj sociale. Mirëpo, moderatorja përpiqet që jetën e saj private ta mbajë hermetike.

Arbanën jemi mësuar ta shikojmë të ndajë momente të veçanta me Jonin dhe Diellin nga udhëtimet e tyre dhe përditshmëria. E ndërkaq, pak më parë Arbana ka vendosur të bëjë një përjashtim dhe të publikojë një moment me të voglën e tyre Zoi.

Arbana shfaqet duke lozur me Jonin letra ku i shoqëron dhe e vogla e shtëpisë. ‘Konkurrenca është bërë e fortë. 2-0 për gocat’-shkruan moderatorja krahas fotos së publikuar në rrjetet e saj sociale.

Ky moment i tyre familjar është shoqëruar nga shumë komente pozitive nga ndjekës dhe personazhe të njohur.