Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani është një nga personazhet më të dashura për publikun vendas.
Prej disa vitesh ajo është e lidhur me regjisorin Eduart Grishaj, me të cilin ka një djalë të vogël, Diell dhe ndërkohë është edhe në pritje të një vajze.
Arbana është një nga moderatoret më të ndjekura në Instagram, teksa numëron mbi 500 mijë ndjekës. Ajo vetë është shumë aktive, teksa ndan detaje nga jeta e saj familjare dhe profesionale dhe shpeshherë bisedon edhe me ndjekësit e saj dhe u jep përgjigje pyetjeve të tyre.
Sakaq, duke qenë se për pak muaj ajo do të sjellë në jetë vajzën e saj, pas dy djemve, kureshtja e ndjekësve për të ditur më shumë rreth gjendjes së saj sa vjen e shtohet.
Kështu, në një postim të saj në profilin e saj në Instagram, Arbana shfaqet me djalin e saj të parë, Jonin i cili e ndihmon të ëmën për të lidhur atletet. Krahas videos së publikuar, ajo ka shkruar ‘‘Kush ka djem, botën ka‘, duke modifikuar kështu titullin e këngës së famshme të Irma Libohovës ‘Kush ka vajza, botën ka‘.
Por duket se ardhja në jetë një vajze së shpejti ka gëzuar më shumë Eduartin sesa moderatoren. Ai i ka replikuar Arbanës në story-n e saj, duke i shkruar se ia ka falur. ‘T’i kam fale‘ – është replika epike e regjisorit, i cili njihet për humorin e tij.
Arbana ka vendosur ta publikojë këtë bisedë të tyre, teksa mesazhi i Eduartit ka bërë të qeshë jo vetëm të, por me siguri shumë ndjekës të saj.