Një ngjarje mjaft e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Himarë, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një skaf që drejtohet nga një person me inicialet A.T.

Kjo ngjarje tragjike ka tronditur të gjithë opinionin publik, të cilët kanë bërë reagimet e tyre dhe kanë shprehur indinjatën përmes rrjeteve sociale.

Zërit të qytetarëve të thjeshtë i janë bashkuar edhe emra të njohur të shoë biz-it shqiptar, siç është moderatorja e dashur shqiptare, Arbana Osmani.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale lajmin tragjik, ndërsa mbi foto ka shkruar “Shqipëria që nuk dua”, duke e shoqëruar tekstin me një emoji që tregon një zemër të thyer.

Arbana Osmani ka treguar se është mjaft e ndjeshme ndaj ngjarjeve të tilla, teksa nuk është hera e parë që ajo reagon dhe kërkon drejtësi.

Më herët për këtë rast tragjik ka reaguar edhe artistja Klea Huta që i ka kërkuar shtetit të marrë masa, pasi nuk është hera e parë që ndeshet me të tilla lajme ku vdesin fëmijë.